Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për emocionet lidhur me kalimin e kombëtares së tij në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, për herë të parë që nga viti 1954.
“Mendoj se ky brez është special. Shpresoj që një ditë të shohim një tjetër si ky, por ne kemi pritur shumë gjatë për një ekip të këtij kalibri. Lojtarët më të rinj po na shtyjnë ne, më të vjetrit, përpara dhe ne duhet të japim shembull çdo ditë dhe në çdo ndeshje. Sigurisht, ne përpiqemi të përcjellim përvojën tonë, por mbi të gjitha është mentaliteti se edhe për një vend më të vogël, gjithçka është e mundur në këtë nivel elitar. Nga stafi teknik deri te lojtari i fundit, të gjithë mund të jemi krenarë për atë që kemi arritur,” tha Xhaka.
Helvetikët eliminuan Kolumbinë në 1/8 e finales përmes penalltive 4-3, dhe tani do të përballen me Argjentinën në çerekfinale.