Errët
Ndritshëm

Raportohet si i zhdukur një person ne Gjilan

08.07.2026

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të zhdukjes në qytetin e Gjilanit, pasi një person rezulton i pagjetur që nga data 5 korrik 2026.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti është raportuar në polici gjatë ditës së djeshme, më 7 korrik, nga bashkëshortja e personit në fjalë.

Ankuesja ka deklaruar se bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, më 5 korrik rreth orës 17:00, dhe që nga ai moment familja nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Policia ka njoftuar prokurorin kompetent për rastin, ndërsa njësitet përkatëse janë vënë në kërkim të personit.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe po trajtohet me përparësi nga organet e rendit.

Errët
Ndritshëm