Errët
Ndritshëm

Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë – pasi u rrahën mes vete, sulmuan policinë

08.07.2026

Një incident pas mesnatës së 7 korrikut në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e dy vëllezërve, të cilët pasi janë përleshur fizikisht mes vete, kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë që ndërhynë për t’i qetësuar.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:08, kur patrulla policore ka hasur të dyshuarit duke u grushtuar mes vete. Në momentin që policët kanë tentuar të ndërhyjnë për të ndaluar përleshjen, vëllezërit nuk u janë bindur urdhrave dhe kanë kaluar në sulm fizik ndaj tyre.

Për shkak të lëndimeve të marra gjatë incidentit, trajtim mjekësor kanë kërkuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe dy të dyshuarit.

Policia bën të ditur se të arrestuarit kanë qenë në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tyre do të realizohet pas këndelljes.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe është në proces hetimor.

Errët
Ndritshëm