Errët
Ndritshëm

Pejë, dy persona raportohen për dhunë në familje

08.07.2026

Policia e Pejës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë ditës së djeshme, më 7 korrik.

Në rastin e parë, rreth orës 16:50, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima, së bashku me fëmijët, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është ndaluar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 22:10, ku një person ka deklaruar se është sulmuar nga njerka e tij. Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dyja rastet, viktimat nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Errët
Ndritshëm