Errët
Ndritshëm

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kupës së Botës

07.07.2026

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në fazën e 1/16-ës.

Kapiteni portugez pranoi se ky ishte Botërori i tij i fundit, ndërsa theksoi se largohet me ndërgjegje të pastër, pasi beson se ka dhënë gjithçka për kombëtaren.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë. Mund të kishim bërë më shumë, por Spanja është një nga ekipet më të mira dhe besoj se do të arrijë deri në finale ose shumë afër saj.

Jam i mërzitur pas kësaj humbjeje, por dhashë gjithçka që kisha. Po largohem me ndërgjegje të pastër. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet.

Po, ky ishte Botërori im i fundit. Tani do të kem kohë të mendoj, të kaloj kohë me familjen dhe jeta vazhdon. Nesër do të zgjohem me të njëjtin humor si sot. Bëra gjithçka që munda.

Fitova tre tituj me Portugalinë, ndërsa para meje nuk kishte asnjë. Mund të jem vetëm i lumtur. E fitova Euro 2016, e cila ka të njëjtën peshë si Kupa e Botës. Ajo do të mbetet përgjithmonë. Nesër është një ditë e re dhe ne ecim përpara”, deklaroi Ronaldo.

Errët
Ndritshëm