Bayern Munich ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven për transferimin e Ismael Saibarit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kampioni gjerman do të paguajë 55 milionë euro për mesfushorin ofensiv maroken, ndërsa marrëveshja tashmë është mbyllur.
25-vjeçari ka kryer edhe kontrollet mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prezantimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.
Saibari zhvilloi një sezon të shkëlqyer me PSV-në, duke shënuar 19 gola dhe duke dhuruar 9 asistime në 37 paraqitje.