Një aksident trafiku në fshatin Llazarevë të Obiliqit ka përfunduar me sulm fizik.
Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje që kishte lindur lidhur me aksidentin, dy persona e kanë sulmuar fizikisht një burrë.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa sipas raportit mjekësor, ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar.
Me urdhër të prokurorit, njëri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.