Errët
Ndritshëm

“Më pak famë, më shumë futboll”, Matthäus kritikon talentin 18-vjeçar të Bayernit

30.10.2026

Lothar Matthäus i ka bërë thirrje mesfushorit të Bayern Munichut, Lennart Karl, që të përqendrohet më shumë te futbolli.

Matthäus, i cili punon si ekspert në “Sky Germany”, ndan të njëjtin qëndrim me presidentin e nderit të Bayernit, Uli Hoeneß.

Hoeneß kishte deklaruar në një intervistë për “Welt am Sonntag” se planifikon të zhvillojë një bisedë serioze me Karlin, pasi sipas tij, futbollisti është “ende larg të qenit një superyll” dhe duhet të tregojë më shumë modestí.

Drejtuesit e Bayernit thuhet se janë të pakënaqur me aktivitetin e shpeshtë të 18-vjeçarit në rrjetet sociale, përfshirë publikimin e fotografive nga projektet mediatike. Ata duan që ai të përqendrohet më shumë në zhvillimin e tij si futbollist.

“Jam në anën e Uli Hoeneßit. Lennart Karl duhet të përqendrohet te futbolli. Me një konkurrencë kaq të madhe, ai duhet ta dëshmojë se e meriton një vend në ekip”, ka thënë Matthäus.

“Pak më pak shkëlqim, pak më pak rrjete sociale dhe pak më shumë produktivitet në fushë. Uli Hoeneß nuk ia dëshiron të keqen, ai e di se çfarë potenciali ka Lennart Karl. Por lojtari duhet të përqendrohet në atë që pritet prej tij te Bayern Munichu”, ka shtuar ai.

Karl iu bashkua Bayernit në vitin 2022, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri vitin e kaluar.

Këtë sezon, mesfushori ofensiv 18-vjeçar ka regjistruar 443 minuta në 11 ndeshje, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime.

Errët
Ndritshëm