Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 08:10, në Stacionin Policor Jugu.
Sipas Policisë, nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.