Një burrë ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të së enjtes në Rahovec.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:35, ku viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi, sipas tij, ishte qëlluar me armë nga një person i panjohur.
Ai kishte marrë një plagë në kraharorin e djathtë dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka gjetur dëshmi. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.