Serhou Guirassy mund të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve të Sky Germany, sulmuesi është i hapur për një aventurë të re jashtë Bundesligës, ndërsa disa klube tashmë po monitorojnë situatën e tij. Në mesin e skuadrave më të interesuara për 30-vjeçarin përmenden AC Milani, Tottenham Hotspuri dhe Fenerbahçe.
Guirassy iu bashkua Dortmundit në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka zhvilluar 45 ndeshje, duke realizuar 21 gola dhe 6 asistime. Kontrata e tij me klubin gjerman është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, llogaritet rreth 40 milionë euro.