Errët
Ndritshëm

UEFA cakton gjyqtarin për finalen e Champions League

11.05.2026
Daniel Siebert 0509.jpg

UEFA ka caktuar gjyqtarin gjerman Daniel Siebert si arbitër kryesor për finalen e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, që do të zhvillohet më 30 maj në Puskás Arena në Budapest.

Siebert do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Jan Seidel dhe Rafael Foltin, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Sandro Schärer nga Zvicra. Arbitër rezervë është spanjolli Guadalupe Porras Ayuso. Në VAR do të jetë Bastian Dankert, i asistuar nga Robert Schroeder dhe Carlos del Cerro Grande.

Ky sezon, Siebert ka gjykuar 9 ndeshje në Champions League, duke treguar 41 kartonë të verdhë, 2 të kuq dhe ka akorduar 1 penallti. Mes ndeshjeve të tij më të rëndësishme këtë edicion janë Sporting – Arsenal (0-1), Arsenal – Atlético Madrid (1-0) dhe Athletic – PSG (0-0).

Errët
Ndritshëm