Një 24-vjeçar nga fshati Llakatund i Vlorës është plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta.
I riu, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia ka konfirmuar rastin, raporton ReportTV.
“Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç”, njoftoi Policia.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po merr në pyetje dëshmitarë për të kuptuar dinamikën dhe motivet e mundshme të plagosjes.