Errët
Ndritshëm

Hakerimi i kamerave çoi në lokalizimin e Khameneit

03.03.2026
???? ?????? ?? ?????? ???? ??? ????

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë në një operacion të koordinuar nga inteligjenca izraelite, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Sipas dy burimeve të njohura me çështjen, spiunët izraelitë kishin hakuar kamerat e trafikut në Teheran, të cilat shërbyen si një nga burimet kryesore të inteligjencës për konfirmimin e vendndodhjes së Ajatollahut të shtunën në mëngjes.

Burimet kanë bërë të ditur se, përveç mbikëqyrjes teknologjike, kishte edhe një burim njerëzor që raportonte tek autoritetet amerikane. Megjithatë, CIA nuk ka pranuar të komentojë lidhur me pretendimet.

Një zyrtar i inteligjencës izraelite i ka thënë Financial Times se operacioni ishte rezultat i njohjes së thellë të terrenit.

“Ne e njihnim Teheranin siç e njohim Jerusalemin… dhe kur e njeh një vend aq mirë sa rrugën ku je rritur, vëren menjëherë një gjë që nuk është në vendin e duhur”, ka deklaruar ai.

Sipas raportimeve, Izraeli kishte dëmtuar dhjetëra kulla të telefonisë celulare në zonën përreth për të pamundësuar komunikimin e truprojave të Khameneit dhe për të shmangur çdo paralajmërim të mundshëm.

Burimet theksojnë se vendimi për ta shënjestruar liderin iranian ishte marrë që në fillim të armiqësive, me qëllim që të parandalohej streha e tij në një bunker të papërshkueshëm nga bombat.

Operacioni, i cili sipas raportimit ishte planifikuar prej muajsh, u përshpejtua pasi inteligjenca amerikane dhe izraelite mësoi se Khamenei dhe zyrtarë të lartë do të mblidheshin në kompleksin e tij të shtunën.

Errët
Ndritshëm