Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, pritet të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon këtë verë.
Sipas raportimeve, 31-vjeçari ka oferta nga Italia dhe Anglia, por preferon një kalim në Arsenal. “Topçinjtë” tentuan ta transferonin në janar, por marrëveshja dështoi pasi Goretzka kishte premtuar se do të qëndronte te Bayerni deri në fund të sezonit.
Trajneri Mikel Arteta thuhet se e dëshiron mesfushorin me përvojë për ta forcuar repartin defensiv. Interesim ka edhe nga Tottenham Hotspur, por Goretzka preferon një klub që ofron futboll në Ligën e Kampionëve.
Në Itali, Inter Milan, AC Milan dhe Juventus po monitorojnë situatën e tij. Megjithatë, sipas gazetarit Christian Falk, objektivi kryesor i Goretzkës mbetet një transferim në Premier League këtë verë.