Errët
Ndritshëm

Wirtz më i miri në Premierligë për krijimin e rasteve nën presion të lartë

30.10.2026

Florian Wirtz ka krijuar më shumë raste për gol nën presion të lartë se çdo futbollist tjetër në Premierligë këtë sezon.

Sipas të dhënave të Optas, mesfushori ofensiv i Liverpoolit ka krijuar 14 raste të tilla. Në vendin e dytë renditen Cole Palmer i Chelseat dhe Oscar Bobb i Fulhamit, me nga 12 raste secili. Asnjë futbollist tjetër nuk e ka kaluar shifrën prej 10 rastesh.

Wirtz iu bashkua Liverpoolit në vitin 2025, duke ardhur nga Bayer Leverkuseni për 125 milionë euro.

Gjermani ka zhvilluar 12 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe dhuruar katër asistime. Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në vitin 2030.

Errët
Ndritshëm