Sipas Sky Sports, Newcastle ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Arsenalit për mesfushorin brazilian, Bruno Guimarães.
“Topçinjtë” pritet të vendosin së shpejti nëse do ta përmirësojnë ofertën e tyre, ndërsa Newcastle mbetet i vendosur ta mbajë 28-vjeçarin në skuadër.
Më herët ishte raportuar se Arsenali kishte arritur marrëveshje për një transferim me vlerë rreth 80 milionë euro.
Megjithatë, burime të tjera bëjnë të ditur se oferta e paraqitur ishte 77 milionë euro plus bonuse.