Borussia Dortmund ka zyrtarizuar këtë të diel transferimin e talentit grek, Konstantinos Karetsas, nga Genk.
Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2031.
Sipas raportimeve, marrëveshja mund të arrijë vlerën e 32 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset.
Karetsas vjen pas një sezoni mbresëlënës me Genk në elitën e futbollit belg, ku zhvilloi 34 ndeshje dhe regjistroi 10 asistime, duke u bërë asistuesi më i mirë i skuadrës së tij.