Errët
Ndritshëm

Arrestohen dy persona në Malishevë, sulmuan policët

03.08.2026

Dy persona janë arrestuar në Malishevë, pasi dyshohen se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht policët edhe brenda stacionit policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprat “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Errët
Ndritshëm