Errët
Ndritshëm

11 milionë euro për Dakun, por tifozët e Spartakut nuk e duan

03.08.2026

Mirlind Daku është shumë pranë transferimit te Spartak Moska nga Rubin Kazan, në një marrëveshje që raportohet se kap vlerën e 11 milionë eurove.

Megjithatë, kalimi i tij te një nga klubet më të mëdha të Rusisë nuk po pritet mirë nga tifozët e Spartakut.

Grupi i tifozëve “Crazy North” ka reaguar publikisht duke kundërshtuar afrimin e Dakut për shkak të etnicitetit të tij.

“Shprehim mospajtimin tonë të plotë me transferimin e mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë. Qëndrimi ynë ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve mbetet i pandryshuar – lojtarë të tillë nuk kanë qenë kurrë pjesë e ekipit tonë dhe nuk duhet të jenë.”

Pavarësisht kundërshtimeve nga tifozët, klubi pritet të vendosë në ditët në vijim për finalizimin e transferimit të gjilanasit.

Në sezonin e fundit, Daku zhvilloi 24 paraqitje, duke shënuar 10 gola.

Errët
Ndritshëm