Ish-mesfushori i Portugalisë, Ricardo Quaresma, ka kritikuar ashpër paraqitjen e kombëtares portugeze pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, duke thënë se lojtarëve u mungon guximi për të marrë përgjegjësi në fushë.
“Nuk duhet ta mungojë respekti ndaj trajnerit, por ai duhet të ketë karakterin e duhur. Shpesh kam rrezikuar gjithçka duke bërë atë që ndeshja kërkonte. Disa trajnerë nuk e pëlqenin këtë dhe më nxirrnin nga loja. Ishte vendimi i tyre, por unë luaja ashtu siç e kërkonte momenti.
Këta lojtarë e kanë lirinë ta bëjnë këtë, por askush nuk i ndëshkon nëse gabojnë. Atëherë, pse nuk marrin më shumë përgjegjësi? Nga çfarë kanë frikë? Federata duhet të vendosë se çfarë funksionon dhe të emërojë një trajner që e kupton këtë”, deklaroi Quaresma.
Ai pati kritika edhe për Renato Veigan, duke vënë në dyshim kontributin e tij në mbrojtje.
“Çfarë bëri mirë Renato Veiga në aspektin defensiv? Sa herë që tentoi të ndërtonte lojën nga prapa, krijoi vetëm konfuzion. Trajneri është aty për një arsye, por futbollistët duhet të marrin edhe iniciativa. Ai mund të punojë gjithë javën me krahun e majtë, por nëse loja zhvendoset papritur në të djathtë, çfarë bën? Shkon te pankina për të kërkuar udhëzime?”, u shpreh legjenda portugeze.