Goditje e rëndë për Aston Villën dhe Belgjikën. Mesfushori Amadou Onana ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ACL), një nga lëndimet më të rënda në futboll.
Sipas raportimeve, 24-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë fushave për shtatë deri në tetë muaj.
Si pasojë, Onana do ta humbasë Kupën e Botës 2026, ndërsa nuk do të jetë i gatshëm as për fazën përgatitore dhe muajt e parë të sezonit të ri me Aston Villën.