Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, po shihet si kandidati kryesor për postin e trajnerit te Athletic Bilbao.
Drejtuesit e klubit bask e konsiderojnë atë si zëvendësimin ideal për Ernesto Valverde, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Megjithëse kontrata zyrtare ende nuk është nënshkruar, palët tashmë kanë arritur një marrëveshje verbale. Hapat e ardhshëm për finalizimin e marrëveshjes pritet të ndërmerren në ditët në vijim, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Kujtojmë se Terzic është pa angazhim që nga ndarja me Borussia Dortmund në verën e vitit 2024.