Errët
Ndritshëm

Dënim i rëndë për mesfushorin e Benficës, 6 ndeshje jashtë

24.04.2026
Sm0gtcza

UEFA ka dënuar mesfushorin e Benficës, Gianluca Prestianni, me gjashtë ndeshje pezullim për sjellje diskriminuese, përfshirë abuzim homofobik.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA, pas një incidenti të ndodhur në ndeshjen e UEFA Champions League ndaj Real Madrid më 17 shkurt.

Sipas raportit të një inspektori të UEFA-s, lojtari argjentinas ka shfaqur sjellje me elemente diskriminuese, çka çoi në hapjen e procedurës disiplinore.

Pas shqyrtimit të rastit, UEFA vendosi ta dënojë Prestiannin me gjashtë ndeshje pezullim nga garat evropiane dhe ato me përfaqësuesen.

Megjithatë, gjysma e dënimit është pezulluar: tri ndeshje janë shtyrë në një periudhë prove prej dy vitesh. Kjo nënkupton se lojtari do të mungojë në tri ndeshje, nëse nuk përsërit shkelje gjatë kësaj kohe.

UEFA ka bërë të ditur gjithashtu se një ndeshje nga pezullimi tashmë është shlyer, që lidhet me një dënim të mëparshëm në play-off-in mes Real Madrid dhe Benfica.

Ndërkohë, UEFA i ka kërkuar edhe FIFA që dënimi të shtrihet në nivel global. Nëse kjo kërkesë miratohet, Prestianni mund të përballet me pasoja edhe në garat ndërkombëtare, duke rrezikuar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

Errët
Ndritshëm