Errët
Ndritshëm

Yamal vendos rekord historik në Champions League

15.04.2026
Lamine Yamal Atletico.3840

Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, por kjo fitore nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen 2:0 nga takimi i parë.

Golin e parë për katalanasit e realizoi Lamine Yamal, i cili njëkohësisht vendosi edhe një rekord të veçantë në këtë kompeticion.

Sipas “Squawka”, Yamal është bërë lojtari më i ri në histori që ka kontribuar drejtpërdrejt në 10 gola brenda një sezoni të vetëm në Ligën e Kampionëve. Talenti i Barcelonës është aktualisht 18 vjeç e 275 ditë.

Këtë sezon në Champions League, ai ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asistime.

Ndërkohë, sipas “Transfermarkt”, në total gjatë tri sezoneve në këtë garë, Yamal ka regjistruar 11 gola dhe 10 asistime.

Errët
Ndritshëm