Jürgen Klopp mund të marrë drejtimin e përfaqësueses gjermane.
Sipas Bild, pavarësisht raportimeve në media, nuk ka asnjë synim për ndërprerjen e parakohshme të kontratës mes “Red Bull” dhe kreut të tyre të operacioneve të futbollit. Në fakt, palët tashmë kanë diskutuar në mënyrë joformale mundësinë e zgjatjes së partneritetit, i cili skadon në vitin 2029.
Për momentin, çdo rikthim i Klopp-it si trajner klubi, madje edhe te një emër i fuqishëm si Real Madrid konsiderohet i pamundur. Kjo është pohuar qartë nga njerëz të afërt me 58-vjeçarin.
Nga ana tjetër, një opsion i ri po fiton terren: kalimi te Federata Gjermane e Futbollit (DFB) për të drejtuar kombëtaren duke filluar nga vera e vitit 2026. Gjithnjë e më shumë njerëz brenda strukturave të “Red Bull” po e shohin këtë si një mundësi reale.