Errët
Ndritshëm

Kapiteni i Chelseat beson në përmbysje ndaj PSG-së

12.03.2026
Gettyimages 2264240308

Chelsea  pësoi humbje 5-2 nga Paris Saint-Germain-i, duke e komplikuar seriozisht situatën para ndeshjes së kthimit në fazën e 1/8-ës së finales të UEFA Champions League. Kapiteni i “Bluve”, Reece James, ndau mendimet e tij pas ndeshjes.

“Nëse e shikon ndeshjen në tërësi, ishte mjaft e barabartë deri në minutën e 75-të, por ato 15 minutat e fundit disi na dolën jashtë kontrollit. Nuk e përfunduam ndeshjen ashtu siç donim dhe kjo është zhgënjyese,” tha James për faqen zyrtare të klubit.

Sa i përket mundësisë për rikthim, ai u shpreh:

“Kjo është Champions League, gjithçka mund të ndodhë. Është kompeticioni më prestigjioz për klube dhe gjatë viteve shumë skuadra kanë përmbysur edhe humbje më të mëdha. Duhet ta lëmë këtë pas dhe të përqendrohemi te e ardhmja. Duhet të rikuperohemi, gjërat nuk shkuan siç donim, por duhet të kujtojmë se është vetëm ndeshja e parë. Mund të mësojmë shumë nga kjo dhe po, ia kemi bërë vetes më të vështirë ndeshjen e kthimit, por kjo nuk është fundi.”

Në fund, James shtoi:

Do ta them përsëri për të gjithë, veçanërisht për tifozët e Chelseat: përballja nuk ka përfunduar ende, është vetëm pjesa e parë. Do të japim gjithçka në fushë në ndeshjen e kthimit.”

Errët
Ndritshëm