Negociatat për vazhdimin e kontratës së Dusan Vlahovic me Juventusin janë në fazën aktive.
Sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira, “Zonja e Vjetër” është gati t’i ofrojë sulmuesit një marrëveshje afatshkurtër për të siguruar qëndrimin e tij në Torino.
Klubi ka rënë dakord për një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, të cilës do t’i shtohet edhe një bonus nënshkrimi (signing bonus), si mjet për ta bindur sulmuesin serb të pranojë ofertën.
Rundi i radhës i bisedimeve mes palëve është planifikuar të zhvillohet brenda kësaj jave.