Barcelona përballet me një mision thuajse të pamundur sonte në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey kundër Atlético Madrid, e cila nis në orën 21:00.
Pas një humbjeje të rëndë 0-4 në ndeshjen e parë, katalanasve u duhet të shënojnë të paktën katër gola pa pësuar asnjë, për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë.
Përpara kësaj përballjeje vendimtare, ylli i “Blaugranave”, Raphinha, u është drejtuar tifozëve. Sulmuesi anësor brazilian u bëri thirrje të gjithëve të besojnë te ekipi, edhe pse shanset për kualifikim duken minimale.
“1% shanse, 99% besim. Ne llogarisim te ju 💙❤️”, shkroi ai në Instagram.