Errët
Ndritshëm

Punonjësi i Raiffeisenit dyshohet se hyri pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës

05.11.2026

Një punonjës i Raiffeisen Bank dyshohet se ka hyrë pa autorizim në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe më pas ka shpërndarë të dhëna të tij personale.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës, sipas së cilës, Ramës i është konfirmuar nga banka se një punonjës kishte pasur qasje të paautorizuar në të dhënat e tij bankare.

Sipas njoftimit, punonjësi, i gjinisë mashkullore, është identifikuar nga banka dhe është larguar nga puna.

Rasti është raportuar nga vetë Rama, i cili ka dorëzuar ankesë zyrtare në Raiffeisen Bank, duke kërkuar sqarime për qasjen në llogarinë e tij dhe shpërndarjen e të dhënave personale.

Megjithatë, Komuna nuk ka bërë të ditur se kur ka ndodhur ky rast dhe sa kohë ka pasur punonjësi qasje në të dhënat bankare të kryetarit.

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj bankës dhe punonjësit përgjegjës, si dhe do të kërkojë kompensim për dëmin që pretendon se i është shkaktuar në privatësi dhe reputacionin publik.

Errët
Ndritshëm