Nëse rënia e çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar nuk reflektohet në Kosovë brenda pak ditëve, Qeveria do ta rikthejë çmimin tavan për derivatet.
Kështu ka paralajmëruar ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, në Kuvendin e Kosovës.
“Që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan”, deklaroi ministrja.
Ajo sqaroi se çmimi tavan ishte hequr më 8 shtator, pas përfundimit të afatit të përcaktuar me udhëzimin administrativ, ndërsa nga ajo kohë institucionet kanë vazhduar monitorimin e çmimeve në baza ditore.
Sipas saj, edhe pas heqjes së këtij kufizimi, marzha tregtare nuk e ka kaluar 12 centëshin e përcaktuar me udhëzim administrativ, ndërsa në të dhënat e prezantuara nga ministrja është evidentuar marzhë prej 11.5 centësh.
Aktualisht, sipas Kusari-Lilës, çmimi i evidentuar i naftës është 1.89 deri në 1.90 euro për litër, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar.