Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, kërkohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Kërkesa për bashkëpunim është lëshuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim të gjetjes dhe arrestimit të tij.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit, t’i njoftojnë organet e rendit.