Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Arlinda Zekajt të dielën në Vitomiricë të Pejës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë mbledhjes së Kryesisë.
Seanca vjen pasi Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e saj.
Ndërkaq, shefja e deputetëve të VV-së, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në trajtimin e rastit të Arlindës.