Fitorja 2-1 e Real Madridit ndaj Barcelonës nuk i ka ndryshuar gjasat për fitimin e titullit të La Ligës.
Sipas superkompjuterit të Optas, Barcelona vazhdon të jetë favoritja kryesore për ta fituar kampionatin, me 66.7% gjasa për të triumfuar. Real Madridi renditet i dyti me 24.2%.
Atletico Madridi ka 8.4% gjasa për ta fituar titullin, ndërsa Betisi vetëm 0.6%. Të gjitha skuadrat e tjera kanë më pak se 0.1% gjasa.
Barcelona kryeson tabelën me 27 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi dhe tri më shumë se Real Madridi.