Errët
Ndritshëm

Manchester United në krizë, regjistron bilancin më të dobët që nga viti 1986

26.10.2026

Manchester United ka grumbulluar vetëm shtatë pikë në tetë ndeshjet e para të Premierligës.

Sipas OptaJoe, kjo bilanc përfshin një fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Ky është numri më i ulët i pikëve për klubin në këtë fazë të sezonit që nga edicioni 1986/87, kur kishte vetëm katër pikë.

Që nga fillimi i sezonit 2023/24, asnjë klub i Premierligës nuk ka pësuar më shumë humbje si vendas me tri ose më shumë gola diferencë, në të gjitha garat, sesa Manchester Unitedi. “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar shtatë humbje të tilla gjatë kësaj periudhe.

Unitedi renditet në vendin e 16-të në tabelë dhe ka tetë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat.

Ndërkohë, mediat raportojnë se aventura e Michael Carrickut si trajner i skuadrës mund të jetë drejt fundit.

Errët
Ndritshëm