Errët
Ndritshëm

Pas vrasjes së Arlindës, kërkohet përgjegjësi institucionale, Kurti e Gërvalla ende pa reagim

26.10.2026

Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt nga kunati i saj mbrëmjen e së dielës nxiti reagime të shumta.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi llogari nga institucionet.

“Duhet të sqarohet çdo veprim dhe mosveprim i mundshëm institucional dhe, aty ku vërtetohen shkelje, të përcaktohet përgjegjësia përkatëse.”

Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, kërkoi dorëheqje nga përgjegjësit.

“Kërkohen llogaridhënie dhe dorëheqje. Nga ata që kishin detyrë ta mbronin Arlindën. Nga secili në zinxhirin e përgjegjësive, roli dhe veprimet e të cilit duhet të shqyrtohen.”

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj e quajti këtë ngjarje kalim të çdo limiti njerëzor.

“Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim.”

Ngjashëm mesazh dha edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Është e padurueshme të lexosh fjalët e një gruaje që kërkon ndihmë, teksa ndjen pafuqinë e zërit të saj. Ato fjalë godasin secilin prej nesh, si prind, si vëlla, si fëmijë, si bashkëqytetar. Një grua kishte frikë për jetën dhe u la vetëm!”

Për këtë krim makabër nuk pati asnjë deklaratë nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të paktën deri në publikimin e këtij artikulli.

Errët
Ndritshëm