Errët
Ndritshëm

Tri raste të dhunës në familje në Pejë, Malishevë dhe Gjakovë

08.09.2026

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë datave 6 dhe 7 shtator në Pejë, Malishevë dhe Gjakovë.

Në Pejë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një grua. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, dy burra dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Rasti është raportuar më 6 shtator, ndërsa prokurori është njoftuar dhe hetimet po vazhdojnë.

Ndërkaq, në Gjakovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Errët
Ndritshëm