Errët
Ndritshëm

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi policin

08.09.2026
Policia Gjakove (2)

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ofenduar zyrtarët policorë dhe ka sulmuar njërin prej tyre.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:45.

I dyshuari dhe zyrtari policor kanë pranuar tretman mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Errët
Ndritshëm