Errët
Ndritshëm

Dy gara shpejtësie në Gjakovë, policia i gjobit

25.08.2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndaluar dy raste të garave të shpejtësisë brenda qytetit.

Në rrugën “Martirët Qerkezi” janë identifikuar dy motoçikleta, ndërsa në rrugën “Gaspër Karaqi” dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie.

Policia ka shqiptuar gjoba ndaj personave të përfshirë, duke apeluar te pjesëmarrësit në komunikacion që të shmangin veprimet e rrezikshme.

Errët
Ndritshëm