Errët
Ndritshëm

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se tentoi ta sulmonte seksualisht një grua

17.08.2026
Policia E Kosoves (1)

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një grua te dielën.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor pas rastit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte tentuar që ta sulmojë seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.

Errët
Ndritshëm