Tre burra kanë pësuar lëndime pas një mosmarrëveshjeje me disa persona në Vushtrri, ku dyshohet se është përdorur edhe një mjet i mprehtë, përkatësisht sëpatë.
Rasti ka ndodhur pas mesnatës të së premtes, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor.
“Lidhur me rastin, personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor, ndërsa rasti i është nënshtruar procedurave përkatëse hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.