Errët
Ndritshëm

“Vita” kapet me vaj palme të padeklaruar në qumësht e produktin “Holla Cream”

04.08.2026

Qumështorja “Vita” (kompania “Abrazen”) ka dalë me vaj palme të padeklaruar në disa mostra të qumështit UHT dhe produktit “Holla Cream”, pas analizave të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Sipas shefit të Laboratorit në AUV, Kujtim Uka, dhe ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, bëhet fjalë për katër deri në pesë mostra të marra direkt nga tregu. Kompania deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim publik.

Rasti i “Vitës” është pjesë e një aksioni më të gjerë. Nga 495 mostra të analizuara në të gjithë sektorin e qumështit në Kosovë, AUV-ja ka gjetur 93 shkelje, ku 46 prej tyre lidhen me përdorimin dhe mosdeklarimin e vajit të palmës. Të gjitha produktet me këto shkelje janë urdhëruar të tërhiqen nga tregu.

Ligji nuk e ndalon përdorimin e vajit të palmës, por e detyron deklarimin e tij në etiketë. Kur kjo fshihet, konsumatori paguan për qumësht e bulmet tradicional, ndërsa merr yndyrë bimore të lirë. Kjo praktikë përdoret nga prodhuesit për të ulur artificialisht kostot, duke dëmtuar si konsumatorët, ashtu edhe fermerët vendorë që prodhojnë qumësht të mirëfilltë.

Errët
Ndritshëm