Errët
Ndritshëm

Skandali me qumështin në Kosovë: Vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të kompanive vendore

04.08.2026

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46 prej të cilave kanë të bëjnë me deklarimin dhe praninë e vajit të palmës.

Këto janë rezultatet e përmbledhura nga mostrat e marra të produkteve qumështit, prezentuara nga Kujtim Uka, shef i laboratorit në AUV:

Kompani Aldi, produkti gjizë. Testimet që janë kryer. Është detektuar vaji i palmës. Vaji i palmës nuk është deklaruar në produkt. Yndyrat nuk janë detektu dhe nuk janë deklaru.

Kompani Abi SHPK, krem i freskët. Vaji i palmës është detektuar. Nuk është deklaruar. Yndyra bimore është detektuar dhe është deklaruar.

Kompania Abi, speca në krem. Vaji i palmës është detektuar, nuk është deklaruar. Yndyrat bimore janë detektuar, nuk janë deklaruar.

Kompania Abrazen( Vita ) , produkti Holla Cream. Është detektuar vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur, dhe e ka të deklaruar yndyrën bimore.

Kompania Abrazen ( Vita ) , produkti qumësht. Vaji i palmës është detektuar, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore nuk janë detektuar. Ky produkt përmban vaj palme.

Kompania Ajka, produkti ajkë Schmand. Është detektuar vaji i palmës, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë të detektuara, nuk janë të deklaruara.

Kompania Anor, produkti Double Cream. Vaji i palmës është i detektuar, nuk është i deklaruar.

Kompania Best BT, produkti margarinë. Janë gjetur vaj palme dhe yndyra bimore.

Kompania Bylmeti, është krem pite për vakum. Është gjetur vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur dhe nuk janë deklaruar.

Kompania Bylmeti, produkti Schmand i freskët. Është gjetur vaj palme, nuk është i deklaruar.

Kompania Dauti, produkti përgatitje ushqimore me yndyrë bimore. Është gjetur vaj i palmës, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Delfini, produkti bianca. Ka vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë të gjetura dhe të deklaruara.

Kompania Elkos, produkti Mrekullia nga Ajka. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur dhe kanë qenë të deklaruara.

Kompania Elkos, margarinë. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Gola, produkti kos me kajmak. Është detektuar vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Lactalis SHPK, qumësht, vaj palme nuk është gjetur dhe nuk është gjetur.

Kompania Grandi, margarinë rosa. Vaj palme është gjetur, nuk është deklaruar.

Korabi, produkti pavllak. Është detektuar yndyrë bimore, nuk është deklaruar.

Magic Ice, gjizë, është gjetur vaj palme.

Bylmeti, krem për pite, është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Drena SHPK, mazë tradicional. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania PRO EX, produkt krem për pite. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar. Krem Budget, vaj palme është detektuar nuk është deklaruar. Gjizë, vaji i palmës është detektuar nuk është deklaruar. Edhe te lëngu me speca dhe speca me ajkë është gjetur vaj palme.

“Bazuar në këto gjetje, Agjencia ka vepruar menjëherë. Operatorëve ekonomikë u është kërkuar deklarimi korrekt i produkteve, pajisja me autorizimet përkatëse, ndarja fizike e produkteve me origjinë shtazore dhe atyre me natyrë bimore. Në rastet kur është konstatuar mospërputhje serioze, janë marrë masa administrative”, thanë nga AUV.

Më poshtë është lista e plotë e kompanive, që sipas AUV-it kanë përdorur vaj palme dhe yndyra bimore, gjë të cilën nuk e kanë deklaruar në etiketë.

Aldi

ABI Sh.p.k.

Abrazen (VITA)

Drena Sh.p.k.

Ajka Sh.p.k.

AnorBEST

Bylmeti

Dauti

Delfini

Elkos

Golaj Sh.p.k.

Korabi Puratos

Laktais Sh.p.k.

Grandi

Natyra Gd

Korabi

Magic IceTeos Sh.p.k

Piko Kosova

Proex

Viva Fresh

Visioni.

Errët
Ndritshëm