Errët
Ndritshëm

Shpërthim me tritol në një automjet në Shkodër, shkaktohen vetëm dëme materiale

07.07.2026

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar të hënën në fshatin Gimaj të Shkodrës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një sasi e dyshuar lënde plasëse ishte vendosur në një automjet në pronësi të shtetasit me inicialet L.F.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Errët
Ndritshëm