Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 është shënuar rritje e rasteve të lëndimeve të lehta trupore dhe posedimit ilegal të armëve në rajonin e Ferizajt, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Sipas statistikave të publikuara nga Policia Rajonale e Ferizajt, rastet e lëndimeve të lehta trupore janë rritur nga 157 në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, në 180 raste në të njëjtën periudhë të vitit 2026.
Kjo paraqet një rritje prej 23 rasteve.
Rritje është regjistruar edhe te posedimi ilegal i armëve. Gjatë janar-qershorit të vitit 2026 janë raportuar 50 raste, krahasuar me 45 raste në vitin paraprak.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë, në këtë periudhë ka pasur rënie të numrit të vrasjeve dhe vjedhjeve në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.
Statistikat janë pjesë e raportit të punës së Policisë Rajonale të Ferizajt për gjashtë muajt e parë të vitit 2026.