Errët
Ndritshëm

Dy raste të dhunës në familje raportohen në Mitrovicë të Veriut dhe Pejë

07.07.2026
Policia Gjakove (1)

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje të raportuara në dy qytete të ndryshme të vendit.

Në Mitrovicën e Veriut, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar nënën e tij. Rasti ka ndodhur më 6 korrik 2026, rreth orës 20:30.

Sipas Policisë, nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Pejë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje.

Rasti ka ndodhur më 4 korrik 2026, rreth orës 06:00. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa deri në njoftimin e Policisë nuk është raportuar për ndonjë arrestim.

Rastet po trajtohen nga organet kompetente.

Errët
Ndritshëm