Errët
Ndritshëm

Policia e Kosovës sekuestron asete mbi 1 milion euro në Prishtinë

06.07.2026

Policia e Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar një operacion më 30 qershor në Prishtinë, si rezultat i të cilit janë sekuestruar asete me vlerë rreth 1 milion euro.

Sipas autoriteteve, cak i këtij aksioni ishte një çift nga Kosova që jeton në Itali, i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se operacioni është ndërmarrë në kuadër të parandalimit të një rrjeti kriminal ndërkombëtar të lidhur me trafikim droge dhe pastrim parash.

“Në kuadër të këtij operacioni në shtator të vitit 2025 janë arrestuar dy persona si të dyshuar për veprat penale ‘pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal të organizuar’ dhe ‘shpërlarje parash’”, tha Isufaj në konferencë për media.

Ai shtoi se aksioni është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, ndërsa theksoi se puna e Prokurorisë Speciale do të vazhdojë edhe në rastet e tjera të ngjashme.

Errët
Ndritshëm