Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi rreth orës 00:30 në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë, ndërsa viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të marra.
Njësitet e Trafikut Rajonal, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.