Një mosmarrëveshje mes disa të miturve në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar me therje me thikë.
Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ngjarja ka ndodhur më 2 korrik rreth orës 15:42, ku një i mitur dyshohet se është therur nga tre bashkëmoshatarë të tij, të moshës 13 deri në 15 vjeç.
Si pasojë, viktima ka pësuar gërvishtje në regjionin e gjurit dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa ndaj tre të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas Prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti mbetet nën hetime.