Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshuar të kontrabandimit me migrantë të regjistruar në pikën kufitare në Vërmicë.
Sipas raportit policor, dy persona të dyshuar, një shtetas i Shqipërisë dhe një shtetas i Serbisë, dyshohet se kanë kontrabanduar katër migrantë.
Katër migrantët janë shoqëruar në Stacionin e Policisë për Mbikëqyrjen e Kufirit në Vërmicë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.